Rea, vajza e publicistit Veton Surroit sot do i japë fund beqarisë, duke kurorëzuar kështu dashurinë e saj me martesë.
Këtë e bëri të ditur babai i saj përmes një postimi, të cilit i ka bashkangjitur një fotografi duke shkruar se vajza e kësaj fotografie bëhet nuse, përcjell gazetametro.net.
Surroi ka shkruar se sot nuk e fsheh lotin e lumturisë kur sheh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën pa kthyer kokën prapa.
“Rea dhe unë. Sot është dita e saj e madhe, e imja. Vajza e kësaj fotografie bëhet nuse. Unë jam ai që druaj kur i bën hapat e parë, nuk e fsheh lotin e lumturisë kur shoh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën, kthimin e kokës prapa për të parë se jam ende aty, duke ia përcjellë ecjen, hap pas hapi. Sot ,ajo nuk ka nevojë ta kthejë kokën prapa për siguri. Druajtjen sot e mund gëzimi. Gëzimi është i njëjtë, gëzimi i hapave të saj përpara”, ka shkruar Surrroi.
Surroi para se të martohej me aktoren Blerta Syla, ishte e matuar me Afërdita Devajën, me të cilën ka dy vajza, njëra prej të cilave është Rea.