Reagime e peticion kundër mbajtjes së luanit në një kafaz në Gjilan

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni për të drejtat e kafshëve, ka reaguar lidhur me mbajtjen e luanit në një kafaz të një restoranti në Gjilan, që dyshohet të jetë kontrabanduar.

Në një njoftim në faqen e tyre, thuhet se autoritetet lokale janë kontaktuar dhe ende kontaktohen nga organizata për të vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Luani dhe kafshët e tjera në atë vend të tmerrshëm, duhet të largohen dhe pronari duhet të ndëshkohet bazuar në disponimin ligjor në fuqi”, thuhet në reagim.

Lexo edhe: Luani i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në Gjilan, dyshohet se është kontrabanduar

Ndërkaq, edhe organizata ndërkombëtare për mbrojtje të kafshëve thotë se kafshët që mbahen mbyllur në kafaze kanë nevojë urgjente dhe trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë, përmes një postimi lusin të nënshkruajnë edhe peticion:

JU LUSIM TA NËNSHKRUANI PETITICIONIN PËR TË NA NDIHMUAR

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme