Reagimet e para nga Vetëvendosje kanë ardhur pasi që LDK vendosi që të qëndrojë në sallë dhe të votojë për presidentin.
Është deputeti i VV-së, Haki Abazi, ai i cili me anë të një postimi në Facebook e ka përshëndetur këtë vendim të organeve të LDK-së.
Abazi ka thënë se vendimi i LDK-së, është veprim në drejtim të duhur dhe në funksion të progresit të vendit.
Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
“Vendimi i LDKs është veprim në drejtim të duhur dhe në funksion të progresit për vendin dhe procesin shtetformues. Fillim i mbarë për Kosovën në dekadën e tretë”, ka shkruar Abazi.