Disa prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës kanë reaguar pasi u përshkallëzua gjendja mes palestinezëve dhe Izraelit të hënën mbrëma.
Nëntë palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, të cilat u bënë si përgjigje ndaj raketave të grupeve palestineze mbi Izraelin, transmeton Gazeta Express.
Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në territorin bregdetar palestinez, pasi grupet militante në Gaza kishin gjuajtur me raketa në drejtim të Izraelit.
Paraprakisht, një sulm i policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa i lëndoi qindra palestinezë.
Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada, Valon Berisha e Besar Halimi janë disa prej futbollistëve që kanë reaguar në profilet e tyre në Instagram duke kërkuar liri për Palestinën.