Reagojnë nga Presidenca: Osmani nuk e ka injoruar ceremoninë për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka reaguar pas raportimeve në disa medie, se u.d. presidentja e ka injoruar ceremoninë për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Sipas Pecit, Osmani nuk e ka injoruar ceremoninë për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin por Ministria e Punëve të Jashtme e ka injoruar protokollin dhe kërkesat e Presidencës.

“U.D. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë të jetë prezente në këtë ceremoni, por pjesëmarrja i është pamundësuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e ka shkelur Protokollin shtetëror, duke i pamundësuar Presidentes të ketë adresim dhe po ashtu duke i pamundësuar rolin në ceremoni që i takon sipas praktikave dhe protokollit.”, ka shkruar Peci.

“Është për keqardhje që MPJD ka instrumentalizuar protokollin e shtetit për të shtyrë përpara agjenda partiake në prag të fushatës zgjedhore. Qasja e tillë e MPJ-së e dëmton jo vetëm kredibilitetin e saj, por edhe të vetë shtetit të Kosovës”, u shpreh tutje ai.

“U.D. Presidentja ka përshëndetur dje lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit dhe sot ka zhvilluar bisedën e parë telefonike me Kryetarin e Knesset-it. Siç ka potencuar vazhdimisht, njohja nga Izraeli reflekton edhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve tanë”, përfundon ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme