Reagon AAPSK për raportimin e BMW X6

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 15:21 | Nga

Agjencioni për Administrim të pasurisë dhe Sekuestruar dhe Konfiskuar në bazë të shkrimit të nxjerr në media nga KALLXO.com në raport me dhënien në shfrytëzim të veturës BMW X6 tek Policia e Republikës së Kosovës, njofton se kjo veturë është dhënë në shfrytëzim në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Agjencioni për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ka pas nën administrimin e saj veturën BMW X6, e pranuar sipas vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Pejë P.nr. 984/13 e datës 19.01.2015. Pasuria në fjalë është e konfiskuar me vendim të prerë. Kjo veturë është mbajtur në Depo Qendrore. Veprimet të cilat janë ndërmarrë për servisim të këtij automjeti janë bërë me qëllim që pasuria në fjalë të bëhet funksionale dhe e shfrytëzueshme.

Në paragrafin e fundit të lajmit, ku thuhet se Rama, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar u ankua se kërkesat e agjencisë për shitje të pasurisë së konfiskuar të krijuar me vepra penale nuk po marrin përgjigje nga gjykatat është keqkuptuar, sepse për pasurit e konfiskuara Agjencioni e ka të drejtën e shtijës dhe të dhënies në shfrytëzim në bazë të Ligjit 05/L-049 mbi Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar. Ndërsa, pasuritë e Sekuestruara (që nënkupton se janë marrje e përkohshme deri në një vendim përfundimtar të gjykatës) mund të shiten vetëm me vendim të Gjykatës, me qëllim të ruajtjes së kundërvlerës, gjë e cila është kërkuar nga Kryeshefi. Në fazën e Sekuestrimit, pasurit nuk mund të jepen në shfrytëzim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme