Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje partive politike në vend që të t’i kryejnë negociatat e tyre në një mënyrë që nuk do t’i shqetësojë qytetarët, në këto momente të vështira që po kalon e gjithë bota.
Në komunikatë thuhet se është e rëndësishme që manovrimet politike të koalicionit qeverisës e partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së vendit.
“Në takimin e tij të sotshëm me Kryeministrin, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.
Shkrimi i plotë:
Në këto momente të emergjencës shëndetësore kombëtare, është edhe më e rëndësishme që manovrimet politike të institucioneve shtetërore, koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që diskutimet dhe negociatat e tyre të kryhen në një mënyrë që shërben për t’i siguruar komunitetet e Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen shqetësimet dhe brengat e ndjera nga të gjithë në këto momente të vështira. Në takimin e tij të sotshëm me Kryeministrin, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës.