Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiç, ka dënuar sulmin brutal në Veriun e Kosovës, të dielën.
Si pasojë e sulmit një polic i Kosovës është vrarë.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Po ashtu ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
”Dënoj fuqishëm sulmin e sotëm të armatosur në #Policinë e Kosovës. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që u vra duke kryer detyrën”, ka thënë ajo.