Pas arrestimit të drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pasi ky i fundit u fut në Kosovë pa leje, reagimet ishin të vazhdueshme.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë përçuar mesazhin e përmbajtjes së të dy vendeve.
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova ka thënë se BE u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregohen të përmbajtur dhe të tregojnë pjekurinë e nevojshme në mënyrë që gjendja aktuale në terren dhe Kosovë të mos përshkallëzohet më tej, raporton Indeksonline.
Duhet shtuar se Gjuriq u arrestua pasi ishte futur ilegalisht në territorin e Kosovës teksa Ministria e Punëve të Jashtme u kishte refuzuar lejen për qëndrim në Kosovë atij dhe disa ministrave të tjerë serb.