Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën të martën e 3 nëntorit.
Një garë e ngushtë e zhvilluar mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe atij republikan, Donald Trump, deri më tash nuk ka një rezultat final.
Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, ka deklaruar hapur se është në anën e republikanëve, duke mbështetur Donald Trumpi për rizgjedhjen president të vendit.
Teksa numërimi po vazhdon, në një lidhje direkte për ABC, Bleona ka komentuar mbi rezultat e deritanishme të zgjedhjeve.
“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, ka thënë Qereti.
Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë u tha bashkëkombësve të saj në Michigan javën e kaluar, kur interpretoi live në një koncert për shqiptarët që po mbështetnin Trumpin në Amerikë.
“Shqiptarëve u kam kujtuar që të mos harrojnë nga vinë… Nga një vend socialist. Trump është një nga njerëzit më të mirë që njoh”, ka thënë tutje Bleona.