Organizata Studentore “Demokracia Studentore” ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Drejtuesit të Universitetit të Prishtinës për uljen e vlerës së bursës studentore që UP-ja ndan për studentët e dalluar, nga 900 euro në 500 euro.
Ata e konsideruan të papranueshëm këtë vendim, dhe sipas tyre, keq menaxhimi i buxhetit të universitetit është arsyeja e uljes së bursës.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të dërguar nga Demokracia Studentore:
Ne studentët jemi të shqetësuar nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës që vendosi për uljen e bursave për studentët më të dalluar në Kosovë dhe ky vendim është i papranueshëm për ne!
Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore shprehet se Rektorati i UP-së çdo ditë e më shumë po i cenon të drejtat e studentëve duke marruar vendime kundër tyre, është shumë shqetësuese që mos të përkrahen studentet të cilët janë të dalluar dhe cilësohen si ardhmëria e vendit. Keq menaxhimi i buxhetit dhe lluksi i tyre i tepruar po ndikon deri tek bursat e studentëve, të cilët me mund e sakrificë arritën deri tek përfitimi i bursës!
“Rektori Marian Dema në udhëheqjen e tij nuk ka arritur as edhe një të mirë në favor të universitetit duke keq menaxhuar me buxhetin e universitetit dhe duke u marruar me inate personale me disa profesorë të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me gjendjen e UP-së. Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin e fundit ka humbur shumë lëndë në gjykata kunddrejtë profesorëve të cilëve i ‘u ka bërë padrejtësi nga vete Rektori dhe shumë prej tyre i kanë fituar lëndët në gjykata dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar direkt buxheti i UP-së, dhe si pasojë e kësaj ne studentët po i bartim pasojat.” thotë Ramusa.