Ish-futbollisti dhe kapiteni i Liverpool, njëherit edhe njëri nga legjendat dhe lojtarët më të dashur në “Anfiled” nga tifozët, Steven Gerrard, ka reaguar lidhur me sulmin e tifozëve të Liverpool ndaj autobusit i cili barte lojtarët e Manchester City për në stadiumin “Anfield”.
Gerrard shprehu se përkundër që e kupton se duhet t’i bëhet presion kundërshtarit, ai nuk e përkrah mënyrën e tillë.
“Unë jam për pritje “armiqësore” dhe që ta fusim në presion ekipin kundërshtarë, pasi mendoj se na pëlqen kjo gjë në futbollin evropian, mirëpo JO, nuk ka pëlqen ta shohim mënyrën e tillë”, tha Steven Gerrard për “BT Sport”.
Kurse, po ashtu edhe nga skuadra e Liverpool, pak para fillimit të ndeshjes në “Anfield” dhe pasi kishin ndodhur ngjarjet, reagoi me një deklaratë, duke i dënuar veprimet kundër autobusit të lojtarëve të Manchester City dhe po ashtu iu kërkua falje edhe trajnerit Pep Guardiola për këto gjeste të tifozëve të Liverpool.
“Klubi dënon fuqishëm sulmin dhe skenat që u panë në ardhje të autobusit me lojtarët e Manchester City para ndeshjes në “Anfield” dhe i kërkojmë falje po ashtu pa rezervë edhe trajnerit Pep Guardiola, lojtarëve, stafit dhe zyrtarëve të tij, që u përfshinë në këtë incident”.
“Gjestet e një numri të individëve të papërgjegjshëm ishin plotësisht e papranueshme për ne si klub dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet e rendit për t’i identifikuar ata që janë përgjegjës për këtë sulm”, u tha ndër të tjera në deklaratën e Liverpool.