Reagon Haradinaj: Rama nuk ma fal se ja prisha planin serbomadh

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit e kritikoi për taksën 100%.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se e “kupton frustrimin e Edi Ramës”.

“E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit”.

Tutje Haradinaj tha se shpreson që Albin Kurti do ta mbajë taksën 100% ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij, parandalojnë copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë.

“Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme