Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi BIA serbe e mori në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi në Beograd.
Vela ka shkruar se marja në pyetje e Kelmendit nga BIA është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
“Ngacmimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga Agjencisë e Sigurisë së Inteligjencës së Serbisë është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”, ka shkruar Vela.
⛔️ #Serbia’s Security Intelligence Agency harassment of #Kosovo journalist @adriatikk is an example of how #Vučić’s regime undermines freedom of movement for citizens of Kosovo. Obviously, discrimination and arbitrary measures are the true face of a façade called “Open Balkan”. https://t.co/UuVYWwy6QU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 22, 2021
Rrjeti i pajtimit KOMRA ka reaguar pasi Shërbimi Sekret serb (BIA) ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave në Beograd.
Në reagimin e KOMRA-s i bëhet thirrje BIA-s serbe që të të ndërpresë veprimet e bisedave informative për avokuesit e pajtimit rajonal, pasi secilën herë që gazetari Kelmendi ka udhëtuar për në Beograd është marrë në pyetje nga inspektorët e BIA-s