Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka insistuar se Federata e Futbollit e Spanjës nuk ka marrë asnjë letër paralajmëruese nga FIFA se kombëtarja spanjolle do të përjashtohet nga Kupa e Botës “Rusia 2018”, pro thjesht një kërkesë për takim.
Rajoys është absolutisht i bindur se Spanja do të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi, pas lajmeve në mediat spanjolle sot se Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) ka marrë vërejtje nga organi qeverisës i futbollit botëror (FIFA) duke u paralajmëruar se ndërhyrjet e qeverisë spanjolle në çështjet e sportit mund të çojnë drejt largimit të Spanjës si anëtare e FIFA-s dhe në këtë mënyrë edhe përjashtimin e kombëtares spanjolle nga të gjitha garat që merr pjesë.
“S’e shoh atë skenar dhe jam absolutisht i bindur se Spanja do të shkojë në Kupë të Botës në Rusi dhe do ta fitojë atë”, ka thënë Rajoy.
Ai ka shtuar se ministri i Sportit dhe Edukimit i ka thënë atij se ka marrë një letër nga FIFA për nja takim rreth çështjes së përzierjes së politikës në sport në Spanjë.