Kandidati për deputet nga Partia Demokratika e Kosovës, Qendrim Kryeziu, ka reaguar pasi pretendon se Policia e Kosovës tentoi të rrënojë objektin e familjarëve të tij pa vendim gjykate.
Sipas Kryeziut, objekti posedon leje nga Komuna e Prishtinës dhe ai thotë se nga zyrtarët kërkoi vetëm dokumentacionin përkatës të gjykatës.
“Ata kishin ardhur për rrënim pa vendim të gjykatës. Më kërkuan të shkoj në polici dhe tentuan ndalimin tim, pa asnjë fakt apo bazë ligjore për arrestim”, ka deklaruar ai.