Avdullah Hoti i LDK-së, në emër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka dënuar sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.
Ai ka thënë se nuk do lejohet që shoqëria kosovare të shndërrohet në një vend ku plaçkiten bankat, sulmohen zyrtarët e shtetit dhe familjet e tyre, e ku digjet prona publike.
Hoti ka kërkuar nga secili grupim poltiik që ta dënojë rastin dhe të distancohet nga veprime të tilla.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Ne emer te Grupit Parlamentar LAA, shpreh keqardhjen e thelle per rastin e sulmit ndaj znj. Vitore Stavileci, bashkeshortes se Ministrit Stavileci. Ftoj organet e rendit qe me urgjence te trajtojne kete rast dhe kryesit e sulmit te vihen para drejtesise. Vetem keshtu qartesohen dhe mbyllen akuzat e ndersjella politike qe po behen duke e perdorur kete rast te sulmit ne familje te nje ministri.
Ky nuk eshte rasti i vetem qe jane sulmuar familjaret e zyrtateve te shtetit.
Nuk dua te interferoj asgje per te akuzuar nje krah politik, por nuk do te lejojme qe shoqeria kosovare te shnderrohet ne vend ku sulmohen zyrtaret me te larte te shtetit dhe familjaret e tyre, plaqkiten bankat, sulmohen gazetaret qe flasin lirshem dhe pa diktat, sulmohen institucionet me te larta te shtetit, sulmohet policia e shtetit e digjet prona publike.
Pres qe secili grupim politik pa përjashtim te dënoje ketë rast dhe te distancohet nga veprime te tilla.