Reagon Lladrovci, situatën po e menagjojmë në mënyrë të shkëlqyeshme

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drënasit, Ramiz Lladrovci ka rëaguar ndaj një kronike të një telëvizioni ku shfaqet gjendja e rëndë  në një familje dhe ku thuhet se ka munges të miellit.

Lladrofci ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve  të mos bien pre e raportimeve të rreme.

“Kronika në një televizion, për një familje e cila gjoja ushqehet me patate për mungesë mielli në komunën e Drenasit, është plotësisht e pavërtetë. Kronika padrejtësisht ka zhvlerësuar angazhimin e madh e të suksesshëm të pushtetit lokal dhe Shtabit Emergjent Lokal, duke mos paraqitur gjendjen reale.

Informatat e pasakta apo kronikat joprofesionale, nuk i kontribuojnë situatës emergjente në të cilën jemi, situatë të cilën deri më tash e kemi menaxhuar në mënyrë të shkëlqyeshme, me Shtabin Emergjent Lokal dhe tërë faktorët e pushtetit lokal, falë edhe ndihmës së qytetarëve.

Besojmë që këtë situatë ta tejkalojmë në mënyrë sa më të mirë dhe të përgjegjshme para qytetarëve. Andaj, kërkoj nga mediat të jenë objektive dhe të raportojnë gjendjen reale.

Çdo familje, me gjendje të rëndë e regjistruar nga administratorët e vendbanimeve, komuna i ka ndihmuar dhe do të vijojë t’i ndihmojë. Përpos përkrahjes nga komuna, ka ardhur edhe ndihmë nga donatorët, të cilët i falënderoj nga zemra.

Rrini në shtëpi, mos bini pre e lajmeve të rreme.

Kujdes po, panik jo!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme