Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka reaguar ndaj lajmit të transmetuar në televizionin “Koha Vision” dhe në portalin “koha.net” të titulluar “MASHT-i piloton në Prishtinë projektin që një mësimdhënës të ligjërojë veç 2 lëndë, prindërit kundër”, shkruan EkonomiaOnline.
Në një komunikatë për media MAShT-i ka deklaruar se KTV ka dhënë informata të pavërteta/
Komunikata e plotë:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka reaguar ndaj lajmit të transmetuar në televizionin “Koha Vision” dhe në portalin “koha.net” të titulluar “MASHT-i piloton në Prishtinë projektin që një mësimdhënës të ligjërojë veç 2 lëndë, prindërit kundër” dhe shprehet tejet e shqetësuar se si një medium i tillë transmeton kronika të tilla, me informata të pavërteta.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë konsideron se adresimi i gabuar rreth këtij projekti dhe adresime tjera të kësaj natyre po i dëmtojnë edhe politikat tjera në të cilat është e angazhuar MAShT.
Ju informojmë se projekti që një mësimdhënës të ligjërojë veç 2 lëndë nuk është politikë e Ministrisë, madje MAShT ende nuk e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vitin kalendarik 2019/20, ku do të përfshihen edhe politika e Ministrisë, të cilat do tu dërgohen DKA-ve për ti zbatuar.