Naser Rugova është njëri nga 29 deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka reaguar siç ka thënë pas raportimeve që ai bashkë me Teuta Rugovën –të bijën e presidentit Ibrahim Rugova, do ta votojnë qeverinë e PAN.
“Teuta dhe Naser Rugova janë deputet të LDK-së, janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK-së”, ka shkruar Rugova.
“Sot paradite kishim një takim shumë konstruktiv të Grupit Parlamentar të sapo konfirmuar me kryetarin dhe kryesinë e partisë dhe kemi konsensus të plotë si grup parlamentar dhe si subjekt politik me përvojë që jemi se nuk ka koalicion me PDK-në, do i presim limitet kohore kushtetuese dhe pastaj do të merren vendime koncensuale nga organet kompetente të legjitimuara nga struktura e LDK-së”, ka shtuar ai ndër të tjera në një postim në Facebook.
“Na vjen keq që spekulimet do ju bien në ujë. Vazhdojmë bashkë të vendosur”, ka përfunduar Rugova.