Dega e Nisma për Kosovën në Drenas, njofton se është duke parë vazhdimisht thyerje të rregullave gjatë procesit zgjedhor në Drenas.
Përmes një komunikate bën të ditur se në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke dalë kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve, dhe “lëvizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendrës së votimit”.
“Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njëjtë, ku menaxheri i qendrës së votimit është duke qëndruar jashtë qendrës dhe është duke ua imponuar qytetarëve votues se për kë duhet votuar”, thuhet në reagim.
Dega e Nisma për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të fillojë sa më parë të merret më këto raste që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi.