Sqarim nga Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portale të ndryshme, për ushqimin që përdorin Njësitet Speciale të PK-së:
Policia e Kosovës e në këtë kuadër edhe Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës furnizohen me ushqim nga kompania e cila është përzgjedhur në bazë të procedurave publike të hapura të prokurimit. Megjithëse ekziston një mbikqyrje dhe kontroll i vazhdueshëm i kualitetit të ushqimit, zyrtarët përgjegjës të cilët pranojnë ushqimin në baza të rregullta kanë të drejtën dhe mundësinë e parashtrimit të çfarëdo ankese që ndërlidhet me kualitetin e ushqimit. Edhe pse raportimi ka ndodhur disa ditë me vonesë, me pretendimet se në ushqim është gjetur diqka e dyshimtë, autoritetet kompetente mbrenda PK-së kanë filluar të gjitha veprimet e nevojshme për ta trajtuar dhe verifikuar rastin. Fotografia e publikuar në media nuk përcakton vendin, kohën dhe as rrethanat që ndërlidhin me rastin.
Policia e Kosovës është duke e trajtuar me seriozitet këtë raportim në lidhje me dyshimet e raportuara.
Sot portali Indeksonline ka publikuar nje foto në të cilën shihet sipas tyre shihet një bisht i miut në ushqimin të cilin e konsumojnë Policia e Kosovës.