Reagon Rrahim Pacolli, thotë se nuk është i përfshire në kërkesën për shtyrje të seancës

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 12:08 | Nga

Sekretari Organizativ i AKR-së,Rrahim Pacolli demantoi lajmin se ai është i përfshirë në negociatat për shtyrjen e seancave të Kuvendit.

Pacolli thotë se nuk ka kërkuar që të caktohen apo të shtyhen seancat e Kuvendit,ndërsa ai bënë thirrje spektrit politik që të jenë të arsyeshëm dhe të gjejnë zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Pacollit:

Të nderuar qytetarë,

Duke marrë parasysh lajmet spekulative që po qarkullojnë këto ditë lidhur me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e qershorit, e shoh të rrugës të ju njoftoj që unë nuk jam i përfshirë në asnjë nga negociatat që po zhvillohen dhe as nuk kam kërkuar që të caktohen apo të shtyhen seancat e kuvendit. Veçanërisht, nuk jam i përfshirë në kërkesën për shtyrje të seancës se sotme dhe që të caktohet për datën 7 shtator.

Të gjitha lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta dhe qëllim këqija. Unë si sekretar organizativ i AKR-së i bëj thirrje spektrit politik që të jenë të arsyeshëm dhe të gjejnë zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme