Reagon Selimi rreth tërheqjes së ambasadës amerikane nga konkursi për kryeprokurorë

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas tërheqjes së Ambasadës amerikane në Kosovë nga përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Selimi ka thënë se Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik.

Selimi ka thënë se politika duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë.

“Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rijnë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik. Transparenca dhe shmangja e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë”, thuhet në postimin e tij.

Selimi ka falënderuar Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë.

ShBA-ja të mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjitMe shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës…

Gepostet von Selim Selimi am Freitag, 9. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme