Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj publikimit në medie lidhur me apostrofimin e emrit të babit të tij dhe Kishës Ortodokse, e cila gjendet në Kampusin Universitar të Prishtinës.
Ai ka mohuar se babai i tij Hamdi vraniqi ka nënshkruar dokumente të cilat vërtetojnë se kjo kishë dhe disa hektarë tokë i takojnë Kishës Ortodokse serbe.
Lexoni reagimin e plotë:
Në përpjekje të dëshpëruar që të njollosin edhe me tutje emrin tim dhe të babait tim Gazeta Express prezanton një dokument të nënshkruar nga dikush në emër të babait tim.
Pra, një sajim të thjeshtë të një dokumenti të shtypur në makinë shkrimi e të nënshkruar nga dikush kinse për Hamdi Vraniqin tentojnë ta kontrabandojnë për të vërtetë.
As nuk kanë provuar ta falsifikojnë nënshkimin, por e kanë nënshkruar për të e në emër të tij!!
S’ka çka të vyn Sava Janjiqi kur e ke Berat Buzhalën…!