Sipas deklaratës së publikuar nga ueb faqja e Real Madrid-it, klubi mbretëror është bërë klubi i parë sportiv që ka arritur 100 milionë pëlqime në Facebook.
Real Madrid, u bë klubi i parë sportiv i cili arriti 100 milionë pëlqime në Facebook.
Sipas deklaratës së publikuar nga ueb faqja e Real Madrid-it, klubi mbretëror është bërë klubi i parë sportiv që ka arritur 100 milionë pëlqime në Facebook.
Në deklaratë duke u theksuar se Real Madrid-i është ndër brendet që rritet më së shpejti në rrjetet sociale, u rikujtua se videot e klubit në Facebook vitin e kaluar janë shikuar më shumë se 1.6 miliardë herë. Gjithashtu theksohet se vitin e kaluar në 9 prej 10 postimeve që janë shpërndarë më së shumti në Facebook janë në lidhje me Real Madrid-in.
Ndërkohë, pas Real Madrid-it edhe Barcelona në ueb faqen e saj njoftoi se kanë arritur 100 milionë pëlqime në Facebook.