Real Madrid është gati të bëjë një ofertë rekord për sulmuesin e Bayernit, Michael Olise.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, madrilenët po përgatisin një propozim prej 190 milionë eurosh fikse, plus 30 milionë euro bonuse, për ta transferuar yllin francez.
Olise ka impresionuar me paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026, ndërsa Bayerni nuk ka ndërmend ta shesë lehtë.
Megjithatë, një ofertë që arrin vlerën totale prej 220 milionë eurosh mund ta detyrojë klubin bavarez të ulet në tavolinën e bisedimeve.