Real Madridi ka shfaqur interesim për mbrojtësin rezervë të Liverpoolit, Joe Gomez.
Gjiganti spanjoll është duke e vëzhguar situatën e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez, sipas mediave britanike, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, pavarësisht se sa shumë e dëshiron, Reali nuk pritet të tentojë ta afrojë atë në afatin kalimtar të dimrit, që fillon më 1 janar.
Në anën tjetër, Liverpooli nuk dëshiron ta shesë Gomezin, sepse trajneri Jurgen Klopp ka nevojë për sa më shumë lojtarë për t’i përdorur në pjesën e mbetur të sezonit.
Për Gomezin interesim ka shprehur edhe Aston Villa në Premierligë.