Real Madridi po monitoron situatën e Pellegrinit

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Lorenzo Pellegrini është futbollisti kryesor i Romës këtë edicion.

Mesfushori italian është transformuar nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe është lider i Romës.

25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në tetë ndeshjet e para, duke qenë njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.

E falë paraqitjeve fantastike këtë edicion, Real Madridi është duke monitoruar situatën e italianit.

Reprezentuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me Romën dhe Los Blancos po shpresojnë se lojtari nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin.

Jose Mourinho ka deklaruar disa herë se Pellegrini ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Romës për kontratën e re dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se Carlo Ancelotti e pëlqen shumë bashkëkombësin e tij dhe dëshiron ta transferojë në Santiago Bernabeu.

Gjithsesi në kryeqytetin spanjoll shpresojnë se italiani nuk do ta vazhdoj kontratën me Romën për ta marrë atë si futbollist të lirë në verën e vitit 2022.

Inter dhe Juventus gjithashtu kanë shprehur interesim për Pellegrinin, por duket shumë i vështirë largimi i kapitenit nga Roma.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme