Roma në bisedime me Pellegrinin, t’i hiqet ose t’i rritet klauzola e largimit

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 14:54 | Nga

Lorenzo Pellegrini është njëri nga mesfushorët më të talentuar italian.

Mesfushori i Romës ka shkëlqyer edicionin e kaluar me fanellën e Giallorosëve.

Kjo ka bërë që për lojtarin interesim të shprehin skuadra të mëdha si Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Juventus.

Klauzola e largimit të tij nga Roma është tejet e ulët vetëm 30 milionë euro dhe kjo po e shqetëson gjigantin italian.

Calciomercato shkruan se Roma është futur në bisedime me lojtarin për zgjatjen e kontratës.

Kontrata aktuale e Pellegrinit me Romën skadon në verën e vitit 2022.

Kryeqytetasit synojnë që t’ia heqin klauzolën e largimit lojtarit, ose t’i ngritët ajo nga 30 në 90 milionë euro.

Gjithsesi me kontratën e re 22-vjeçari do të fitojë edhe rritje page nga 1,5 milionë në 2,5 milionë euro.

Bisedimet janë në fazën fillestare, por besohet se reprezentuesi italian do t’i pranojë kushtet e klubit romak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme