Manchester United kthen sytë nga Pellegrini

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 11:20 | Nga

“Djajtë e kuq” po kalojnë në formë jo të mirë dhe problemet duket se janë në rritje.

Fillimisht ishte “beteja” Pogba-Mourinho pastaj erdhi humbja befasuese nga Brighton.

Kritikat e legjendave të skuadrës në drejtim të portugezit nuk kishin të ndalur, mirëpo, duket se drejtuesit e klubit nuk do të dorëzohen lehtë.

Së fundmi drejtuesit e Manchester United po përcjellin situatën e Lorenzo Pellegrini, anëtarit të AS Roma.

Duket se objektivi kryesorë i Mourinhos është një mesfushor defanziv. Pasi nuk arritën të nënshkruajnë këtë verë me lojtarin, ai mbetet objektivi kryesor për Janar.

Të ngjashme