Asi portugez është njeriu që ka shënuar gati gjysmën e golave të Real Madrid këtë edicion, që paraqet përqindjen më të lartë qysh prej transferimit të tij tek Të Bardhët.
Shpeshherë është folur për varësinë e Real Madrid në golat që shënon asi i skuadrës spanjolle, Cristiano Ronaldo.
Natyrisht, nuk kanë qenë gjithmonë të vërteta këto pretendime, por këtë edicion gjërat kanë ndryshuar.
Portugezi ka shënuar 42.11 për qind (40 nga 95) të golave të Real kur ka qenë në fushë, që paraqet shifrën më të lartë nga transferimi i tij në Santiago Beranbeu.
Më parë kjo përqindje sillej rreth 35 për qind, ose 42 gola në 120 ndeshje gjatë edicionit të kaluar, ndërsa më së afërmi shifrave të këtij edicioni ka qenë në atë të para katër viteve, 61 gola në 145 ndeshje.