Dy gjysmëfinalistët e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve janë Real Madrid-i dhe Milan-i.
Çerekfinalja mes Chelsea-t dhe Real Madrid-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.
Dueli ishte i baraspeshuar, edhe pse Chelsea insistonin më shumë për gol, por madrilenët i shfrytëzuan më mirë mundësitë që kishin.
Në fillim të ndeshjes, Kante pati një mundësi të artë, të cilën nuk e shfrytëzoi.
Në fillim të pjesës së dytë, Cucurella pati një mundësi po ashtu, por Courtois nuk lejoi që t’i preket porta.
Goli i parë erdhi në minutën e 58-të, pas një vrapimi fenomenal nga Rodrygo.
Më pas, goli i dytë u shënua në minutën e 80-të, të cilin e shënoi përsëri Rdorygo.
Real Madrid-i do të luaj me fituesin e duelit Manchester City – Bayern Munich.
Në anën tjetër, ndeshja mes Napolit dhe Milanit përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.
Dueli ishte i baraspeshue, por Milan shfrytëzoi më mirë mundësitë.
Në minutën e 22-të, Olivier Giroud pati mundësinë të shënojë nga penalltia, por u mbrojt nga portieri.
Por, më pas Giroud shënoi pas një asistimi fantastik të Leao-s.
Në minutën e 82-të, Kvaratshkelia goditi nga penalltia por nuk arritën të shënojnë.
Pak para përfundimit të ndeshjes, Osimhen shënoi por nuk ishte e mjaftueshme për kualifikim.
Milan do luaj me fituesin e ndeshjes Inter – Benfica.