Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e superyllit të ekipit, Cristiano Ronaldo nga “Santiago Bernabeu”, sipas medieve në Spanjë.
Klubi madrilen është gati të ofrojë Ronaldon si pjesë e marrëveshjes për të nënshkruar me yllin e PSG Neymar, raporton Cadena SER, përcjell Insajderi
Ylli portugez nuk po kalon në formën më të mirë këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 4 gola pas 18 xhirove – derisa i janë dashur 200 tentime.
Fituesi i Topit të Artë pati edhe një paraqitje zhgënjyese, në humbjen e fundit që Reali e pësoi në shtëpi ndaj Villarrealit në ligë.
Mediat në Spanjë shkruajnë se klubi ka identifikuar Neymarin si zëvendësimin e përsosur për 32-vjeçarin.
Neymar ka kohë që është lidhur me një transferim në “Bernabeu”, përkundër faktit se ka luajtur për Barcelonën para se të transferohej për shumën rekord te Paris Saint-Germain.
Gazeta spanjolle AS po ashtu raporton se madrilenët kanë për synim transferimin e brazilianit në verë, dhe do të përfshijnë Ronaldon si pjesë e marrëveshjes.