Reali kontakton Milanin për Bennacerin

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka kontaktuar Milanin për transferimin e mesfushorit algjerian Ismael Bennacer, shkruan “Fichajes.com” të dielën.

Bennacer 22-vjeçar i është bashkuar Milanit në verë nga Empoli. Raportohet se në kontratën e tij me Milanin ka një klauzolë për lirim në vlerë 50 milionë euro.

Manchester City e Paris Saint-Germaini po ashtu po interesohen për algjerianin. Parisi ka ofruar 30 milionë euro për mesfushorin.

Të ngjashme