Zlatan Ibrahimovic është pa skuadër, që kur Manchester United vendosi të mos ia vazhdonte kontratën
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është në kërkim të një skuadre të re, pasi bashkëpunimi i tij me Manchester Unitedin ka marrë fund.
Ibra i është ofruar Real Madridit për një sezon, pasi dëshiron të vazhdojë të luaj në Evropë.
Por, sipas Don Balon, Real Madrid ka refuzuar Ibrahimovicin, pasi qëllimi i kryesisë dhe trajnerit Zinedine Zidane është që të krijojnë hapësira për lojtarë të rinj.
Tashmë opsioni i vetëm për Ibrahimovicin është kampionati amerikan MLS, ku po kërkohet nga disa skuadra.