Ekonomia Online
FUNDIT

Reali po synon t’i vazhdojë kontratat me katër futbollistë kyç

Reali po synon t’i vazhdojë kontratat me katër futbollistë kyç

Real Madridi është duke planifikuar të vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit. Drejtuesit e klubit madrilen synim e kanë që t’ua vazhdojnë kontratat mbrojtësve Sergio Ramos e Raphael Varane, mesfushorit Luka Modriq, si dhe sulmuesit Karim Benzema. Kapiteni Ramos është në vitin e fundit të kontratës sikurse edhe kroati Modriq, ndërsa Benzema […]

Real Madridi është duke planifikuar të vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Drejtuesit e klubit madrilen synim e kanë që t’ua vazhdojnë kontratat mbrojtësve Sergio Ramos e Raphael Varane, mesfushorit Luka Modriq, si dhe sulmuesit Karim Benzema.

Kapiteni Ramos është në vitin e fundit të kontratës sikurse edhe kroati Modriq, ndërsa Benzema e Varane janë të lidhur me madrilenët deri në vitin 2022.

Në mesin e lojtarëve që mund të mbeten të lirë janë edhe Marcelo, Isco, dhe Lucas Vazquez.

Të ngjashme