Reali synon yllin e Interit si zëvendësues të Kroosit

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund ta lejojë Toni Kroosin që të largohet nga klubi në vitin e ardhshëm e atë synon ta zëvendësojë me yllin e Interit, Marcelo Brozoviq.

Raportohet se Bayern Munichu ka shprehur interesim për transferimin e Kroosit, çmimi i të cilit aktualisht është rreth 90 milionë euro, sipas Don Balon, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se mesfushorin kroat Real Madridi mund ta blejë për 40 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme