Rebelët jemenas Huthi kanë marrë përgjegjësinë për dy sulme me dronë, në ndërtesat për përpunimin e naftës, që operohen nga kompania saudite, Daudi Aramco.
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite më herët gjatë ditës tha se një fushë e naftës në provincën Khurais dhe një objekt ku përpunohet nafta – më e madhja në botë – që gjendet në provincën Abqaiq, kanë qenë cak i sulmeve me dronë.
Sulmet me dronë shkaktuan zjarre, të cilat, sipas autoriteteve saudite, tashmë janë nën kontroll.
Edhe pasi kanë kaluar disa orë nga sulmet, kompania Armaco, ende nuk ka reaguar dhe autoritetet saudite nuk janë njoftuar për viktima nga këto sulme.
Arabia Saudite udhëheq koalicionin që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen që prej marsit të vitit 2015.
Që prej nisjes së konfliktit, rebelët Huthi kanë përdorur dronët për të kryer sulme ajrore.