Pas vdekjes së 26 vjeçarit, ata që po qëndrojnë në karantinë kanë filluar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj stafit.
Tre ditë më parë, nga kati i 5-të i njërit prej këtyre konvikteve u hodh i riu Agon Musliu.
Përkundër tentimit për ta shpëtuar, ai nuk arriti të mbijetojë.
Pas këtij rasti tragjik, në këtë qendër u shtuan masat e sigurisë.
E as të mërkurën, moti në shi nuk i ndali pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të mbajnë rendin në qendrën e studentëve.
Numri i tyre gjatë ditës sa shkonte duke u shtuar.
Prezenca e tyre, u pa edhe tek pjesët e tjera të Qendrës Studentore.
Hyrja brenda në karantinë po i lejohet vetëm vullnetarëve e stafit mjekësor.
Gjithë kjo siguri, nuk po i qetëson ata që janë futur në karantinë nga Ministria e Shëndetësisë.
Por kaq qetë nuk ishte edhe një natë më parë.
Pas vdekjes se 26 vjeçarit brenda Qendrës së Studentëve është tensionuar edhe situata.
Një situatë e tillë aty ishte edhe mbrëmë.
Në disa video që po qarkullojnë në media, të karantinuarit në QS u panë duke u fjalosur me stafin mjekësor.
Krejt kjo pasi ata po vlerësojnë se brenda po u bëhen padrejtësi.
E sjellje të tilla pati edhe ndaj policëve .
T7 ka provuar të marr një përgjigje nga stafi përgjegjës në këtë Qendër.
Menaxheri i Karantinës, Valdet Hashani nuk i është përgjigjur thirrjes së T7, me arsyetimin se tash e tutje është marrë vendim që stafi përgjegjës të mos jap detaje nga brenda për mediat.
Por detaje kanë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në një përgjigjje për T7 ata kanë konfirmuar se të karantinuarit po ofendojnë ekipet mjekësore dhe po pengojnë punën e tyre.
E duke qenë se të karantinuarit kanë thënë se brenda mund të pajisen shumë lehtë me dokumente që dëshmojnë se kane probleme psiqike, Ministra ka thënë se po e shfrytëzojnë rastin e të ndjerit Agon Musliu duke shpërndarë informacione të tilla që i kanë konsideruar dezionformata.
Ndryshe, në konviktet në Qendrën e Studentëve, aktualisht po qëndrojnë 189 persona.