Rebiqi dhe Kruniqi dalin pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanit ka bërë të ditur të mërkurën se futbollistët Rade Kruniq dhe Ante Rebiq kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe nuk do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Juventusit që zhvillohet në mbrëmje në stadiumin “San Siro”.

Në njoftimin e Milanit, thuhet se dy futbollistët nuk kanë simptoma dhe tashmë janë izoluar, situatë kjo që ka detyruar trajnerin Stefano Pioli të mos i ketë në dispozicion për përballjen me Juventusin. Gjithashtu, edhe Juventusit për këtë duel do t’i mungojnë dy futbollistë, Alex Sandro e Juan Cuadrado që kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus ditë më parë.

Të ngjashme