Reçica: Aftësimi profesional mundësi për zbutjen e papunësisë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 09:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Botërore (BB) ka mbajtur konferencën me temën “Punojmë së bashku për të rritur mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica tha se ministria që drejton është e angazhuar që të rinjve dhe grave në Kosovë të u ofrohet punë dhe orientim në karrierë.

“I tërë potenciali ynë është duke u fokusuar në punësimet e të rinjve, për ta zbutur shkallën e lartë të papunësisë në vend që është 30%”.

“Në vazhdën e shumë veprimeve konsiderohet si çelës i zbutjes së papunësisë është aftësimi profesional apo orientimi i karrierës të të rinjve tanë dhe ky tashmë është bërë prioritet i yni”, tha Reçica.

“Organizimet e tilla si sot tregojnë përkushtimin e ministrisë dhe timin që bashkë me partnerët tanë t’i adresojmë sfidat që janë të papunësinë në vend”, tha ai.

Reçica tha se në Kosovë janë duke u bëtë reforma ligjore dhe teknike për të zbutur papunësinë, raporton EO.

“MMPS-ja bashkë me institucionet relevante ka marr iniciativa të një sistem të përbashkët informativ për tregun e punës dhe do jetë më e lehtë vlerësimi i shkathtësive të punëmarrësve”, tha Reçica.

Ai tha se janë shkollat e aftësive profesionale që ofrojnë rreth 30 profesione dhe brenda vitit janë 6 mijë kërkues që të jenë pjesë e tyre që janë prioritet të rinjtë dhe gratë.

Marco Mantovanelli, shef i BB-së në Kosovë, tha se Kosova pasurinë më të madhe i ka të rinjtë, pandaj sipas tij, atyre duhet t’i jepet mundësi punësimi në vendin e tyre.

“Ju nuk keni rezerva nafte, por keni të rinj dhe ky është faktor pozitiv, por nëse nuk shfrytëzohet bëhet problem sepse këta të rinj fillojnë të ndjehen të frustruar dhe kërkojnë alternativat si migrimi në vend se të punojnë në vend të tyre”, tha Mantovanelli.

Ai tha se sektori privat është ai që ofron më së shumti punë, por që nuk e ndihmojnë mirëqenien e njerëzve.

“Vendi ka nevojë për punë me të mira që ndihmojnë rritjen e vendit dhe mirëqenien e individit, e dimë se sektori privat dominohet nga kompani të vogla dhe të mesme dhe këto janë ato që kanë krijuar punë, kompanitë e mëdha nuk kanë krijuar vende të punës”, tha ai.

Në konferencë u diskutua për iniciativat dhe hulumtimet e palëve të interesit se çka mund të ndihmojnë në përcaktimin e prioritete të politika e dhe iniciativave të ardhshme për rritjen e punësimit të të rinjve në Kosovë.

Në fund, ministri Reçica së bashku me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovaneli shpërndanë disa çmime për studentët dhe të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në garën e Bankës Botërore, për idetë dhe shpresat e tyre mbi tranzicionin nga studimet në botën e punësimit.​



https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/675957042874489/

Të ngjashme