Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Skender Reçica ka vizituar shtëpinë e pleqve në Prishtinë për nder të 8 marsit, Ditës së Gruas, raporton Ekonomia Online.
Reçica ka shpërndarë lule për të gjitha gratë në këtë Shtëpi e Pleqve. Ministri ka bërë thirrje që të avancohen të drejtat e grave.
“Ne vendosëm që për pak kohë të vijmë to urojmë nënat tona. Sadopak të ndajmë këtë ditë feste bashkë”.
“Me vjen mirë që këto shprehën falënderim për stafin e këtij institucioni. Ajo që na mbetet neve është të vazhdojmë të përkrahim këtë kategori”.
“Besoj që jemi në një rrugë të mbarë për të ngritur kapacitetet në këtë drejtim. Urojë që festa e 8 marsit të na shërbej që të drejtat e grave të avancohen akoma”.
Kurse Drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raza Aliqkaj shprehu falënderim ndaj ministrit për vizitë, raporton EO.
“Falënderojë për kujdesin e ministrit Reçica veçanërisht falënderoj për vizitën e tij që e ka bërë sot që i ka gëzuar nënat gjyshet tona këtu”.