Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, duke aluduar në futjen e gazit lotsjellës në Kuvend ka thënë se kjo dëshmon se kush ka qasje në Policinë e Kosovës dhe “jo ne si na akuzojnë”, raporton Ekonomia Online.
Reçica ka theksuar se demarkacioni do të votohet sepse sipas tij ekzistojnë 80 votat e nevojshme.
“Seanca do të vazhdojë, demarkacioni do të votohet, kësaj here do të votojmë. Ata deputetë që janë të përcaktuar për ta votuar do ta votojnë”.
“Kjo demonston diçka dhe dëshmon diçka, se kush ka qasje në Policinë e Kosovës dhe jo ne si na akuzojnë, kjo dëshmon që institucionet e brendshme që janë të përcaktuara për të kontrolluar punën e policisë të merret seriozisht nga inspektorati”.
“Ka tri vite që ballfaqohemi me këtë situatë, ka tri vite që kemi probleme. Pastaj së bashku të sigurojmë argumente për gabimet e mundshmë të bëra.
“Asnjë ndryshim nuk do të ketë, 80 deputetët do votojnë, do ta shihni kush është vota e 80-të”.
“PDK ka qenë nga fillimi pro demarkaciont pavarësisht ndryshimeve, koalicioneve, situatave, pavarësisht që keni parë që kanë dal në skenë organizma të tjerë ka qenë shumë e vendosur ta votojë demarkacionin”.