Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i ka dërguar një letër kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou, nga e cila ka kërkuar që mos të veprohet me flet-arreste të Serbisë, pasi ato nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.
Në letrën e Reçicës thuhet se “kjo sjellje tendencioze nga Serbia nuk i shërben rritjes së stabilitetit rajonal dhe nuk e ndihmon aspak krijimin e të fqinjësisë së mirë.
“Haradinaj ka qenë dy herë subjekt i hetimit nga Gjykata ndërkombëtare për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, ku është hetuar dhe gjykuar në nj proces të gjatë dhe është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare”, thuhet në letër.
Më tej theksohet se flet-arrestet nga Serbia duhet të tërhiqen mbrapsht.