Reçica: Marrëveshja për pensione iu jep fund vuajtjeve të mërgimtarëve

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 17:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica, tha se  marrëveshja për skemat pensionale të bashkatdhetarëve që ndodhën në Zvicër do të vijë javën e ardhshme në seancë për shqyrtim, raporton Ekonomia Online.

“Kjo marrëveshje ju jep fund vuajtjeve të mërgimtarëve tanë. Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe ne si ministri i kemi kryer procedurat e nevoshme. Besoj që shumë shpejt javën e ardhshme do ta kemi për shqyrtim në parlament. Ne me ambasadorin e Zvicrës jemi dakorduar që edhe atje të trajtohet kjo çështje”.

Në marrëveshje nuk përfshihet mundësia që të përfitojnë në sigurime sociale. Ka qenë vendim i prerë i Zvicrës që pagesa të fillojë nga data kur marrëveshja të jetë në fuqi”, theksoi Reqica.

Ministri Reqica  ka folur edhe  për sigurinë në vendin e punës, ku ka bërë thirrje që të raportohen rastet ku nuk respektohen të drejtat e punëtorëve.

“Lajmi për vdekjen e një të riu në vendin e punës ka qenë lajm i keq. Inspektorati i punës në bazë të legjislacionit k dale menjëherë në vendin e punës dhe k marr masat e duhura. Në posedojmë të gjitha informatat mirëpo duke qenë se është rasti në procedura të hetimit, nuk do të jap informata të tjera”.

“Me vendim të inspektoratit të punës i është ndalur punëdhënësit ta ndaloj makinën deri në testimin e saj. Kjo ndërmarrje është inspektuar. Është humbje e madhe kur dëgjojmë se po humben jetë në vend të punës”.

“Mund të flitet që inspektorati nuk po punon si duhet, unë ftoj të gjithë punëmarrësit të raportojnë për të padrejtat në punë dhe i ftoj punëdhënësit t’i respektojnë të drejtat e punëtorit. Është e pamundur që secilin vend të punës ta vizitojmë prandaj është e rëndësishme që të vetëdijesohen”, tha Reqica, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komente i ka bërë pas pyetjes së deputetit të LVV Arbër Rexhaj për ministrin lidhur me rastin e aksidentit në vendin e punës ku humbi jetën një 17 vjeçar nga komuna e Prizrenit .

 

Të ngjashme