Reçica: Mbështetje e fuqishme për Bedri Hamzën kryeministër nga tubimet në Ferizaj

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka bërë të ditur se gjatë tubimeve të mbajtura më 22 dhjetor 2025 me banorë të disa fshatrave të komunës së Ferizajt është konfirmuar mbështetja për programin dhe politikat e PDK-së, si dhe për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.

Sipas Reçicës, nga takimi me banorët e Talinocit të Muhaxherëve, Sazlisë, Papazit, Pojatës dhe Rahovicës, është shprehur përkrahje për politika që, siç tha ai, sjellin rezultate konkrete, duke theksuar se me Bedri Hamzën kryeministër Kosova zgjedh stabilitetin dhe zhvillimin. Ai po ashtu bëri të ditur se edhe nga Prelezi i Muhaxherëve, Talinoci i Jerlive, Muhoci, Tërni, Bablaku, Mirasha, Surqina dhe Cërrnilla, qytetarët kanë shprehur mbështetje të palëkundur për Bedri Hamzën dhe për programin e PDK-së, të cilin e cilësoi si program për jetë më të mirë.

Në përmbledhjen e postimeve të tij, Reçica theksoi mesazhin “Bashkë. Përpara.”, duke nënvizuar se qytetarët po zgjedhin stabilitetin dhe zhvillimin përmes vizionit të PDK-së dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Të ngjashme