Reçica merr konfirmimin e Bankës Botërore për mbështetje të reformave të MPMS-së

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodman, me të cilën biseduan për një varg çështjesh të ndërlidhura me reformat e ndërmarra nga MPMS.

Brodman ofroi edhe njëherë mbështetjen e Bankës Botërore për MPMS-në, në përpjekjet e saj për ngritje të përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ministri Reçica falënderoi Brodman për përkrahjen duke thënë se reformat që ka nisur MPMS vitin e kaluar kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme të shumë kategorive të shoqërisë, andaj mbështetja nga partnerët, siç është Banka Botërore, është e rëndësisë së veçantë.

Të dy palët u dakorduan për konkretizim të hapave në vijim në kuadër të mbështetjes së ofruar nga Banka Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme