U hap Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare dhe organizata GIZ.
Ky panair është i 4-ti me radhë. Ky panair i ka disa veçanti, sepse këtë vit përfaqësohen më shumë se 150 kompani, rreth 40 institucione që do ekspozojnë punën e tyre për karrierë, raporton Ekonomia Online.
Për pjesëmarrësit në panair janë 4000 vende të lira të punës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica u shpreh i kënaqur për organizimin e këtij panairi.
“Ajo që na ka bashkuar sot është që më shumë të rinjve t’ju ofrojmë mundësi punësimi. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mundësitë e mira për punësim ofrohen në saje të aftësimit dhe riaftësimit profesional. Ky angazhim, ky panair ka të bëjë me rritjen e punësimit. Kemi kënaqësinë që sot MPMS me GIZ dhe OEGJK, janë organizatorë të këtij panairi”.
“Këto panaire ngërthejnë vënien e kontakteve të rrjetizimit të ekonomive kosovare me ato ndërkombëtare dhe mundësinë e biznesit me njëra-tjetrën, promovimin e vendeve të lira të punës që prezantohen nga kompanitë pjesëmarrëse që kontribojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Këtë vit kemi kompani nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. Ky panair tregon rolin e diasporës tonë që është e rëndësishme për vendin tonë. Si qeveri e Republikës së Kosovës mbetet prioritet arsimimi dhe përgatitja për aftësim profesional e të rinjve dhe për punësim në Kosovë”.