Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se rreth 500 milionë euro këtë vit shkojnë për mbulueshmërinë e skemave të rregullta pensionale, sociale e beneficioneve.
Ai në DESKUN e KTV-së ka thënë se realizohen rreth 315 mijë pagesa çdo muaj.
“Unë mund të flas gjërë e gjatë për gjitha skemat sociale, pensionale e beneficionet që i menaxhojmë si Ministri. E që në total nëse merren brenda muajit, realizohen rreth 315 mijë pagesa. Ky shtet i yni me kaq banorë, sado i vogël që është, ka diku rreth 500 milionë euro këtë vit mbulueshmëri të skemave të rregullta pensionale, sociale e beneficioneve”, ka thënë Reçica.
Ai ka treguar se në një raport të Organizatës Ndërkombëtare të Punës është thënë se shkaku i pandemisë kanë humbur punën rreth 25 milionë vetë në nivel të globit. Ai thotë se dihet që vendet që nuk kanë qëndrueshmëri stabile sociale goditen më shumë nga kjo.